Budakova me filmin “Azem Galica” thyen rekordin e shikueshmërisë

Halil Budakova thyen rekordin e shikueshmërisë me filmin “Azem Galica”, duke lënë pas vete filmin shqiptar “Koha e Kometës”. Tematika historike e filmit ka tërhequr publikun thonë kritikët, të cilët me gjithë suksesin e Budakovës e quajnë “regjisor popullor”, raporton KTV.

Menaxherja e kinemasë ABC, thotë se filmat e Halil Budakovës, vazhdimisht kanë zgjuar interesimin e publikut. Kritiku i filmit Jeton Budima, i cili ka shkruar për shumicën e filmave të Budakovës, thotë se stili budakovian është popullor, prandaj dhe është afër me publikun marrë parasysh dhe tematikën historike që ka trajtuar.
Share |

You can leave a response, or trackback from your own site.

0 Response to "Budakova me filmin “Azem Galica” thyen rekordin e shikueshmërisë"

Posto një koment

Powered by Blogger